Një vdekje e dyshimtë është raportuar dje në Prishtinë. Policia e Kosovës, në raportin 24 orësh, ka dhënë detaje në lidhje me rastin, shkruan Kosova Post.
“Prishtinë 10.09.2021 – 03:52. Është raportuar se në rrethana të panjohura viktima mashkull kosovar është hedhur nga kati i dymbëdhjetë i banesës. Njësitë relevante dhe ekipi mjekësor kanë dalë në vendin e ngjarjes ku dhe është konstatuar vdekja e viktimës” – thuhet ndër të tjera në raport.
Bëhet e ditur se me vendim të prokurorit, trupi i pajetë i viktimës është dërguar në IML për obduksion./KosovaPost/