Policia e Kosovës ka dhënë detaje për rastin që ndodhi mbrëmë në “Rrugën B” në Prishtinë, ku një person është plagosur me thikë nga persona të panjohur, përcjell KosovaPost.
Policia ka bërë të ditur se rasti ka ndodhur mbrëmë rreth orës 22:00, ndërsa aktualisht nuk ka të dyshuar për ngjarjen.
“Rruga B, Prishtinë 05.01.2022, 22:00. Viktima mashkull kosovar ka raportuar se është sulmuar fizikisht nga persona të panjohur dhe i njëjti ka pësuar lëndime trupore nga arma e ftohtë (thikë). Viktima është dërguar për tretman mjekësor dhe më pas është liruar për në shtëpi”, njofton policia.