Ka vite qe qyteti nuk lahet kurre pos nga reshjet atmosferike plus ato krejt papastërtinë e sjellin ne qendër, shkruan Kosova Post.
Qyteti është i tëri në pluhur s’ka pse del njeriu në rrugë, vec me maska me u mbrojte nga pluhuri.
Tani sezona e pranverës dhe pa te reshura ndotja ka arritur kulmin.
Ka shumë të sëmurë nga trakti respirator si pasojë e pluhurit që gëlltitin çdo ditë.
Arsyetim mund të jetë problemi i tyre, mirepo qytetarëve nuk i intereson cfarë probleme ka komuna e Prishtinës, qytetarët duan që të pastrohen rrugët e të largohet ky pluhur që e thithim çdo ditë.
Kosova Post pas një interviste me qytetarin B.G, tha se: “Ne kërkojmë nga Drejtoria e Shërbimeve Publike e komunës së Prishtinës që menjëherë të fillojnë me larjen e rrugëve kryesore dhe në lagje./KosovaPost/