Në komunën e Prizrenit ka filluar shpërndarja e shujtave ushqimore për nxënësit.
Këtë e ka bërë të ditur kryetari I kësaj komune, Mytaher Haskuka.
Haskuka deklaroi se brenda këtyre shujtave ushqimore, përfshihen: Kifle të llojeve të ndryshme, me paketime higjienike për 5 ditë të javës, si dhe nga një qumësht një herë në javë.
“Së bashku me drejtoreshën e Drejtorisë Komunale të Arsimit, Xhemile Thaçi Vezgishi sot ishim në shkollat fillore “Haziz Tola” në Prizren, “Dëshmorët e Zhurit” në Zhur dhe “Meto Bajraktari” në Reçanë, për t’i shpërndarë shujtat e para për nxënësit e klasave parafillore dhe të klasave 1-5”, ka shkruar Haskuka
Postimi i plotë:
Edhe një premtim i përmbushur- Tanimë fëmijët tanë do të kenë shujta ditore në shkollat e tyre!
Së bashku me drejtoreshën e Drejtorisë Komunale të Arsimit, Xhemile Thaçi Vezgishi sot ishim në shkollat fillore “Haziz Tola” në Prizren, “Dëshmorët e Zhurit” në Zhur dhe “Meto Bajraktari” në Reçanë, për t’i shpërndarë shujtat e para për nxënësit e klasave parafillore dhe të klasave 1-5.
Jam shumë i lumtur kur pashë buzëqeshjen në fytyrën e fëmijëve tanë, gjatë shpërndarjes së shujtave, që do të përfshijnë:
Kifle të llojeve të ndryshme, me paketime higjienike për 5 ditë të javës dhe
Nga një qumësht një herë në javë.
Ky projekt shumë i rëndësishëm, të cilin ua pata premtuar prindërve dhe fëmijëve tanë, do të jetë një lehtësim ekonomik për prindërit si dhe barazi sociale për 13,036 nxënës deri në klasën e pestë, në secilën shkollë të komunës sonë!
Ne do të vazhdojmë të punojmë në të mirën e qytetarëve, e në veçanti të fëmijëve, të cilët janë bazamenti i një të ardhmeje të ndritur për shtetin tonë! 👨👩👧👦