Qendra e qytetit të Prizrenit është vërshuar nga uji, pasi dyshohet se një gyp ka shpërthyer.
Në lidhje me këtë, ka folur edhe drejtori i KRU Hidroregjioni, Zenel Zenelaj, i cili tha se për 2-3 orë do të evitohet problemi.
“Është gyp i ujësjellësit. Është problem i zakonshëm që mund të ndodhë. Ekipi ka dalë në vendin e ngjarjes dhe për 2-3 orë evitohet problemi”, është shprehur Zenelaj, njofton Klankosova.tv.
Ndërsa, siç merret vesh ekipi për sanimin e këtij problemi tashmë ka nisur punën.