Procesi gjyqësor ndaj ish pjesëtarit të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës (UÇK), Salih Mustafa, ka vijuar edhe sot me dëshminë e dëshmitarit të radhës, transmeton Kosova Post.
Në Dhomat e Specializuara në Hagë sot ka përfunduar dëgjimi i dëshmitarit të katërt.
Dëshmia e tij është dëgjuar me dyer të mbyllura për publikun.
Mappie Veldt-Foglia, kryetare e trupit gjykues, ka bërë të ditur se dëgjimi i dëshmitarit të pestë, që është gjithashtu i mbrojtur, do të dëgjohet më 2 nëntor.
Dëshmitari i katërt i Zyrës së Prokurorit të specializuar, i cili mban kodin W03594, i cili ka dëshmuar nën masa mbrojtëse të sigurisë duke iu fshehur identiteti, ka thënë se ishte pjesë e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës që prej marsit të vitit 1998.
Ai ka filluar të jep dëshminë e tij më 12 tetor dhe për tri ditë sa është dëgjuar seancat në të shumtën e rasteve kanë vijuar të mbyllura për publikun./KosovaPost/