Me ftesë të zëvendëskancelarit gjerman dhe ministrit për Çështje Ekonomike dhe Veprim Klimatik, Robert Habeck, ministrja e Ekonomisë, Artane Rizvanolli ka marrë pjesë në takimin e ministrave të Energjisë të Ballkanit Perëndimor në kuadër të Procesit të Berlinit. Atje, ajo ka kërkuar përkrahje financiare për Republikën e Kosovës, transmeton KosovaPost.
Gjatë takimit, ministrja Rizvanolli thuhet se ka ngritur çështjen e nevojes kritike për Kosovën për t’u përballur me krizën energjetike evropiane.
“Përballja me këtë krizë ka rëndësi përtej mbrojtjes së klimës e ambientit, e është çështje e sigurisë. Prandaj, hapat që duhet ndërmarrim për t’u përballur me këtë krizë shtrihen përtej kufijve. Për të minimizuar ndikimin e krizës evropiane tek qytetarët e Republikës së Kosovës, ka nevojë për fonde domethënëse nga Gjermania e Bashkimi Evropian”, ka deklaruar Rizvanolli, thuhet në njoftimin e ME-së.