Profesor Izeti: Mehmet Akifi nuk është thjesht individ por ai është Fenomen në vete

Profesor Izeti: Mehmet Akifi nuk është thjesht individ por ai është Fenomen në vete

“Te ne nuk është studiuar sa duhet Mehmet Akifi. Ne flasim për të vetëm kur vijnë Turqit dhe kërkojnë që të flasim për të” ka deklaruar dje në konferencën e mbajtur në përkujtim të tij, prof.dr Metin Izeti, transmeton Kosova Post.

Profesor Izeti tha se Mehmet Akifi nuk është thjesht individ por ai është Fenomen në vete.

Ne shkruajmë dhe flasim për aktualitetin por e vështirë është që fjalëve tona t’u japim karakter të përjetshëm, t’i univezalizojmë ato përtej hapësirës dhe kohës kur janë thënë, vazhdoi prof.Izeti.

Universaliteti i tij shprehet qartazi në poezitë e tij kushtuar Atdheut të tij. Ai në poezitë e tij shprehi vuajtjet për rrezikun që po i kanosej Shqipërisë, por njëkohësisht këtë i’a kushtonte edhe Perandorisë Osmane, e cila përjetonte probleme të brendshme politike.

Në fund të aktivitetit u tha se Turqia vazhdon ta përkrah Shqipërinë përmes organizatave që operojnë në të. Në këtë konferencë mori pjesë edhe Minsitri i Punëve të Jashtme të Turqisë, Mevlyt Çavusoglu, i cili vuri theksin te rreziku që i kanoset Shqipërisë nga organizata FETO.

You may also like

Dyqani palestinez ndalon hyrjen e amerikanëve

Gjatë periudhës së nazizmit ishin tregtarët gjermanë ata