Profesoresha e Fakultetit të Mjekësisë, Hatixhe Latifi-Pupovci, është sulmuar fizikisht në ambientet e institucionit ku punon të martën në mesditë, ajo rrëfeu të gjithë ngjarjen se si ndodhi.
Pupovci për Insajderin tregoi se arsyeja që u sulmua nga prindi i studentit, ishte se e kishte rrezuar nga provimi.
“Ngjarja ndodhi mbasi e rrezova në provim, një student atu kishte qene tu e prit baba, te dera. edhe ne momentin që dul djali sigurt i ka thanë qe ka ra asnjë minut nuk ka shku ka hy baba i vet tha qe jam doktor arsimi gjinekolog tha e ke thirr me goje mandej i thash ka ra u kry kjo pune tha e qka pas kësaj a e paramendon qka ndodh jo jom njeri qe nuk me intereson u çu edhe më sulmoi”, tha Pupovci.