Në zgjedhjet lokale në Kosovë, Lëvizja Vetëvendosje ka arritur të fitojë më së paku komuna, vetëm 4 prej tyre, përcjell KosovaPost.
Profesori Fadil Maloku ka renditur disa nga arsyet të cilat kanë çuar në këtë gjendje të LVV-së.
Sipas tij, mungesa e kuadrove me etikë dhe moral të shquar social, në nënçmimi i kundërshtarëve politik, kundëthëniet dhe luhatjet në procesin e profilizimit ideologjik janë disa nga shkaqet e kësaj gjendjeje.
Postimi në Facebook:
Ja pse u zvogëlua Vv!
(Ose: VV humbjen e zgjedhjeve lokale, midis tjerash duhet kërkuar edhe te;
– KUNDÊRTHËNIET dhe luhatjet në procesin e profilizimit ideologjik;
– DELIRIUMI i vetëkënaqësisë histerike që u krijua ad hoc me14 shkurt;
– PAMUNDËSIA e të gjykuarit në mënyrë të lirë e sovrane;
– MUNGESA e kuadrove me etikë dhe moral të shquar social:
– ZBEHJA meterorite e prestigjit të brendshëm dhe atij publik;
– MOSKONSISTENCA e premtimeve të dhēna rreth krimit dhe sidomos korrupsionit;
– MUNGESA e një satisfaksioni të mbarē sociopolitik;
– NËNÇMIMI i kundërshtarëve politik;
– STIGMATIZIMI dhe paragjykimi sistematik i mercenarizmit mediatik;
– SHKARKIMI dhe emrimi ad hoc i bordeve, me logjikën e bedelizmit;
– UNIFORMITETI i të menduarit dhe vepruarit;
– … ka edhe shumë tjera