Profesori universitar në Universitetin e Prishtinës, njëherësh publicisti i spikatur, Gëzim Selaci, ka shfrytëzuar llogarinë e tij në rrjetin social Facebook për të reagaur përkitazi me gjuhën ‘promiskuoze’ të përfaqësuesit të popullit nga radhët e PDK-së, Abelard Tahiri, përkatësisht karshi sharajrve që ky i fundit i adresojë ndaj deputetëve të Vetëvendosjes, transmeton Kosova Post.
Teksa e komentoi eksalimin e deputetit të PDK-së, profesori Selaci, në trajtë shpotie, kërkoi nga transmetuesi publik (RTK), i cili edhe është emitues i senacave të Kuvendit të Republikës së Kosovës, që para çdo seance parlamentare të dëftojë shenajt parlajmërues (18+).
“RTK, qe shenjat paralajmëruese që ia ke borxh publikut kur transmeton drejtpëdrejt Kuvendin Republikan!’- ka shkruar ai.