Lëvizjes Vetëvendosje i bashkohet profesori universitar Ardian Gola, shkruan Kosova Post.
Këtë aderim të profesorit Gola e ka bërë të ditur lideri I Vetëvendosjes Albim Kurti përmes një postimi në Facebolk, ndërsa shkruan se Gola është profesor i cili nuk ka qëndruar indiferent ndaj pushtetit të korruptuar ndërsa është angazhuar në luftimin e padrejtësive përmes kritikës sociale.
“Ardian Gola është prej atyre profesorëve, të cilët nuk mjaftohen me rehatinë e kolltuqeve akademike. Ai nuk ka qëndruar indiferent ndaj padrejtësive të shumta të pushtetit të korruptuar. Përkundrazi, luftën e pakompromis për drejtësi Gola e ka zhvilluar përmes angazhimit të tij publik si kritik social” , ka shkruar Kurti në Facebook.
Postimi i plotë i Kurtit:
Ardian Gola është prej atyre profesorëve, të cilët nuk mjaftohen me rehatinë e kolltuqeve akademike. Ai nuk ka qëndruar indiferent ndaj padrejtësive të shumta të pushtetit të korruptuar. Përkundrazi, luftën e pakompromis për drejtësi Gola e ka zhvilluar përmes angazhimit të tij publik si kritik social. Gjithnjë e kemi ditur se rrugët tona një ditë do të pikëprehen.
Mirë se erdhe Ardian!