Ekstremistët e djathtë të “Fratelli d‘Italia” tani para zgjedhjeve të parakohshme në shtator kryesojnë me 22 përqind, nga katër përqind më 2018. Kryetarja Girogia Meloni mund të bëhet e para grua kryeministre e Italisë.
Një pllakatë dhe një kurorë e vyshkur të kujtojnë në Via della Scrofa në Romë, jo larg selisë së parlamentit në qendrën historike, luftëtarin e rezistencës antifashiste Alberto Marchesi. Më 1944 ai u ekzekutua nga SS gjermanë në shpellat Adreatine. Kjo pllakë përkujtimore ndodhet majtas portës së madhe me harqe në palazzo-n e lyer me të verdhë. Majtas saj ndodhet një pllakatë fare e vogël peçiklasi, që tregon selinë e partisë neofashiste “Fratelli d’Italia” në këtë ndërtesë. Një koinçidencë e habitshme kjo e këtyre pllakatave pranë njera-tjetrës.
Në Via della Scrofa 39 që nga viti 1946 kanë pasur selinë partitë neofashiste. Fillimisht lëvizja MSI, pas saj aleanca kombëtare dhe tani Fratelli d’Italia, që është emërtuar sipas vargut të parë të himnit kombëtar të Italisë. Giorgia Meloni, kryetarja e partisë, i ka kushtuar shumë rëndësi të qendruarit në këtë ndërtesë historike, ku kanë hyrë e kanë dalë pasuesit e ish-udhëheqësit fashist Benito Mussolini. Ajo sipas të dhënave të veta ka një qendrim të përcaktuar ndaj historisë: vazhdimisht në inervista Meloni thotë, se „diktatori Mussolini ka „qenë një personalitet i shumëanshëm”. Nën Mussolinin ka pasur edhe gjëra të mira, vazhdon të jetë edhe sot mendimi i disa italianëve.