Kosovapost.net
  • LAJME
    • Të gjitha
    • KOMUNË
    • KOSOVË
    • RAJON
    • SOCIALE
    • Zgjedhjet2021
    Rubio: SHBA-ja dhe Evropa i përkasin njëra-tjetrës, Kurti i pranishëm gjatë fjalimit në Mynih

    Deputeti kanadez uron Kosovën për 18-vjetorin e Pavarësisë

    Anushiq: Bashkëpunimi Kroaci-Kosovë-Shqipëri, s’ ka asgjë kontestuese dhe nuk rrezikon askënd

    NATO për bashkëpunimin Kosovë-Shqipëri-Kroaci: Kontribuuese për paqen dhe stabilitetin në rajon

    Deputeti i VV-së: Synojmë konsensus për presidentin që të shmangen zgjedhjet e reja

    Britania, Gjermania dhe Franca forcojnë bashkëpunimin në mbrojtje

    Kryeministri Kurti festoi 30 vjetorin e Maturës (Foto)

    Kurti nga Mynihu: Investimet në polici dhe ushtri po e bëjnë Kosovën më të fortë dhe më të sigurt

    Kurti takohet me Plenkoviq në Konferencën e Sigurisë në Mynih

    SHBA-ja dhe Evropa i përkasin njëra-tjetrës, thotë Rubio në Konferencën e Mynihut

  • BOTË
  • SHËNDETËSI
  • EKONOMI
  • OP / ED
  • KULTURË
    • Të gjitha
    • Art dhe letërsi
    • Fotografia e ditës
    • Kalendari Historik
    • Kuriozitete
    Steven Spielberg fiton Grammy-n e parë me “Music by John Williams”

    Istanbul Experimental Weekend vjen në Kosovë

    Qosja mallëngjehet për Kadarenë: Ishim miq, mospajtimet s’sishin personale, sikur ta ngrinim një dolli së bashku…

    Shkrimtarit më të madh shqiptar

    Shkrimtarit më të madh shqiptar

    Shfaqja nga Kosova në mesin e më të mirave të vitit 2025 nga SEEstage

    Udhëtimi i natës dhe kufiri i të qenurit: Israja dhe Miraxhi

    Gonxhja: Shqipëria priti mbi 12 milionë vizitorë të huaj në vitin 2025

    Sonte jepet premiera e shfaqjes “Kukullat” në Teatrin “Dodona”

    Komedia “Njeriu që pa vdekjen me sy” u dha në festivalin “Ditët e Komedisë Shqiptare” në Preshevë

    U dha premiera e shfaqjes “Vetmi në Perëndim”, në Preshevë

    Nisi edicioni i 20 i Festivalit “Ditët e Komedisë Shqiptare” në Preshevë

    Mbahet edicioni i 20 i Festivalit “Ditët e Komedisë Shqiptare në Shtëpinë e Kulturës “Abdulla Krashtica” në Preshevë

  • SPORT
  • TEMA E DITËS
  • VIDEO
  • AUTO/TECH
Ska rezultate
Shiko të gjitha rezultatet

Progres-raporti i KE-së për Shqipërinë: Korrupsioni mbetet shqetësim serioz, avancim në integrim dhe drejtësi

08 Nëntor 2023, 14:06
në Lajme
Share on FacebookShare on Twitter

Progres Raporti i vitit 2023 për Shqipërinë, publikuar nga Komisioni Evropian ka evidentuar një sërë problematikash në ecurinë e vendit, por edhe progres në fusha të caktuara.

Klima politike shihet me shqetësim dhe theksohet nevoja e një bashkëpunimi dhe dialogu konstruktiv mes mazhorancës dhe opozitës, për çështje si reforma zgjedhore e cila aktualisht është në ngërç.

Në raport është evidentuar edhe situata e paprecedentë në Parlament me bllokimin e punës parlamentare dhe përjashtimin e 23 deputetëve të opozitës, duke kërkuar që të ketë dialog mes palëve.

Pas indicieve për abuzimin me fondet e BE-së dhe pezullimin e tyre përkohësisht nga Komisioni Evropian, kërkohet që Shqipëria të forcojë ligjin për luftën kundër mashtrimit ndaj interesave financiare të BE dhe të bashkëpunojë me Komisionin European për hetimet.

Në rrugën e integrimit Evropian, Shqipëria shkruhet se ka bërë progres dhe po përgatitet për hapat e ardhshëm në negociatat për anëtarësim.

Drejtësia po ashtu vlerësohet se ka ecur me ritme të mira duke nisur nga plotësimi i vakancave në Gjykatën Kushtetuese deri tek arritjet e mëtejshme të SPAK që sipas progres raportit ka ecur me ritme të kënaqshme.

“Pavarësisht disa përparimeve, lufta ndaj korrupsionit në Shqipëri, mbetet një shqetësim serioz”. Ky është vlerësimi i raportit për Shqipërinë, i cili pritet të miratohet sot në Bruksel. Sipas dokumentit, vendi “ka njëfarë niveli përgatitjeje” në luftën kundër këtij fenomeni, i cili shihet “i përhapur në shumë fusha të jetës publike dhe të biznesit”, ndërkohë që “masat parandaluese vazhdojnë të kenë një ndikim të kufizuar, veçanërisht në sektorë të cenueshëm të cilët “kërkojnë vlerësime të synuara të rrezikut dhe veprime të përkushtuara”. Raporti vë në dukje hetimet e Prokurorisë së Posaçme në disa raste të nivelit të lartë, por megjithatë Komisioni europian thekson se “rritja e numrit të dënimeve përfundimtare në nivel të lartë mbetet një prioritet i rëndësishëm për të trajtuar më tej kulturën e pandëshkueshmërisë”.

Të njëjtat vlerësime, për “njëfarë niveli përgatitje”, janë dhe për luftën kundër krimit të organizuar, ku kërkohen “më shumë përpjekje në luftën kundër drogave të paligjshme, duke përfshirë edhe rritjen e kapaciteteve të autoriteteve të zbatimit të ligjit”. Shqipëria ka miratuar ligjin për prodhimin e kanabisit për qëllime mjekësore dhe industrial. Për këtë, asaj i kërkohet që “të sigurojë se ekzistojnë mekanizma për të parandaluar në mënyrë efektive devijimin e kanabisit në përdorim të paqëllimshëm”. Sipas raportit “progresi që është arritur me sekuestrimin dhe konfiskimin e pasurive të lidhura me krimin e organizuar duhet të vazhdojë”. Nga ana tjetër vlerësohet se “lufta kundër krimit kibernetik, pastrimi i parave dhe parandalimi dhe luftimi i trafikimit të qenieve njerëzore mbeten fusha në të cilat nevojiten rezultate shtesë. Të dhënat mbi rastet e pastrimit të parave dhe korrupsionit të nivelit të lartë mbeten të pamjaftueshme dhe hetimet financiare duhet të zhvillohen më tej”.

Me një nivel më të mirë përgatitjeje, i vlerësuar si “mesatar”, konsiderohet funksionimi i gjyqësorit. “Zbatimi i reformës në drejtësi vijoi, duke rezultuar në një përparim të mirë në përgjithësi. Efikasiteti i sistemit gjyqësor dhe qasja në drejtësi vazhdoi të ndikohet nga afati i gjatë i procedurave, ngarkesa e shtuar e punës dhe numri i madh i çështjeve të pazgjidhura, i cili mbetet veçanërisht i lartë në gjykatat e Apelit dhe të Shkallës së parë. Shqipëria duhet të sigurojë që procedurat penale të nisin sistematikisht kundër gjyqtarëve dhe prokurorëve, procesi i verifikimit të të cilëve zbuloi element penalë”, vë në dukje raporti.

Këto çështje janë pjesë e grupkapitullit të parë me të cilin Shqipëria do të duhet të përballet në momentin e uljes në tryezën e bisedimeve për anëtarësim, sikundër dhe ato që kanë të bëjnë me funksionimin e institucioneve demokratike dhe administrate publike, apo dhe kriteret ekonomike, prokurimi public, statistikat dhe kontrolli financiar.

Lidhur me kriteret politike, raporti vlerëson se “skena politike vijon të shënjohet nga polarizim politik, në sfondin e përçarjeve të thella të vazhdueshme brenda partisë më të madhe opozitare” dhe se “mbikëqyrja parlamentare e ekzekutivit mbeti e kufizuar”. Ndërsa sa i takon qeverisë, raporti vë në dukje se “ndërkohë që i vendos reformat në lidhje me BE-në në qendër të planifikimit të saj legjislativ dhe të politikave, qeveria duhet të përmbahet nga masat që nuk janë në përputhje me standardet e BE-së. Qeveria gjithashtu duhet të angazhohet në një komunikim më të fortë publik mbi procesin e anëtarësimit në BE”.

Lidhur me administratën publike “Shqipëria mbetet mesatarisht e përgatitur. Strategjitë e reja për reformën e administratës publike dhe reformën e menaxhimit të financave publike ende nuk janë përgatitur dhe miratuar”, thekson raporti. Ndërsa sa i takon të drejtave themelore, “përpjekjet për zbatimin e kornizës ligjore dhe të politikave duhet të intensifikohen”.

Raporti flet për një “përparim të kufizuar” në fushën e lirisë së shprehjes, ku vlerësohet se “Shqipëria ndodhet mes njëfarë niveli dhe një shkalle mesatare përgatitjeje”. Shqetësimet mbeten të njejta me të kaluarën, ndërsa theksohet se “ndërthurja e interesave të biznesit dhe politikës, mungesa e transparencës së burimeve të financimit, përqendrimi i pronësisë së medias, frikësimi dhe kushtet e pasigurta të punës vazhduan të pengojnë pavarësinë e medias, pluralizmin dhe cilësinë e gazetarisë. Atmosfera e sulmeve verbale dhe fizike, fushatave të shpifjeve dhe padive për frikësim ndaj gazetarëve nuk është përmirësuar”.

Kolegji i komisionerëve pritet të miratojë sot, përveç raporteve të veçanta për secilin vend, edhe dokumentin mbi strategjinë e zgjerimit si dhe planin e ri të rritjes të paralajmëruar nga presidentja e Komisionit Ursula von der Leyen.

ShpërndajeTweet

Të ngjajshme

Rubio: SHBA-ja dhe Evropa i përkasin njëra-tjetrës, Kurti i pranishëm gjatë fjalimit në Mynih

Rubio: SHBA-ja dhe Evropa i përkasin njëra-tjetrës, Kurti i pranishëm gjatë fjalimit në Mynih

15 minuta më parë
Deputeti kanadez uron Kosovën për 18-vjetorin e Pavarësisë

Deputeti kanadez uron Kosovën për 18-vjetorin e Pavarësisë

51 minuta më parë
Anushiq: Bashkëpunimi Kroaci-Kosovë-Shqipëri, s’ ka asgjë kontestuese dhe nuk rrezikon askënd

Anushiq: Bashkëpunimi Kroaci-Kosovë-Shqipëri, s’ ka asgjë kontestuese dhe nuk rrezikon askënd

2 orë më parë
NATO për bashkëpunimin Kosovë-Shqipëri-Kroaci: Kontribuuese për paqen dhe stabilitetin në rajon

NATO për bashkëpunimin Kosovë-Shqipëri-Kroaci: Kontribuuese për paqen dhe stabilitetin në rajon

2 orë më parë
AlbanianBosnianEnglishGermanTurkish

IMPRESUM

Kosova Post është Agjenci e Lajmeve me seli në Prishtinë. Është themeluar në vitin 2016, duke pasur për mision informimin e drejtë e të paanshëm.

Për rrjedhojë, prej vitesh, Kosova Post, është shndërruar në një dritare të besueshme, nëpërmjet së cilës informohen qytetarët.

Zhvillimet politike në vend, rajon e botë, janë në fokusin kryesor të agjencisë. Por nuk anashkalohen as fushat e tjera si: kultura, ekonomia, sporti, shëndetësia, shkenca, teknologjia informative etj.

Emancipimi i masës, nëpërmjet ngritjes së vetëdijes, sipas politikave redaksionale, arrihet vetëm duke mos i konsideruar lexuesit dhe ndjekësit e agjencisë, si masë klikuesish. Kjo ka qenë dhe ka mbetur premisa themelore e politikave të redaksisë.

@Copyright

© Shkrimet e publikuara në këtë platformë, janë prodhime të Kosova Post (ose të mediumeve me të cilat bashkëpunon).

Kushtet e përdorimit të artikujve të publikuar në uebin e agjencisë, si dhe faqet zyrtare në rrjetet sociale, mund të diskutohen me palët e interesuara.

(Për më shumë shihni rubrikën e kontaktit)

KONTAKTI

kosovapost.net

[email protected]

[email protected]

+ 383 49 890 321

Adresa:

Kosovë/ Prishtinë
Rruga: Garibaldi;
‘Hotel Grand’;
Kati II
Zyra nr. 13

© 2023 KosovaPost.net - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Ska rezultate
Shiko të gjitha rezultatet
  • LAJME
  • BOTË
  • SHËNDETËSI
  • EKONOMI
  • OP / ED
  • KULTURË
  • SPORT
  • TEMA E DITËS
  • VIDEO
  • AUTO/TECH