Qeveria e Republikës së Kosovës ka publikuar “Projektligjin mbi ndarjet buxhetore për Buxhetin e Republikës së Kosovës, për vitin 2022”, transmeton Kosova Post.
Vetëm për Radio Televizionin e Kosovës (RTK), planifikohet ndarja e 8 milionëve.
“12. Për periudhën janar-dhjetor të vitit 2022, Radiotelevizionit të Kosovës (në tekstin e mëtejmë RTK), i ndahen tetë milion e nëntëqind e gjashtëdhjetë mijë euro (8,960,0000 €), në kategorinë e shpenzimeve “Subvencione dhe Transfere”. Para secilit tremujor, RTK-ja do të dorëzojë në Komisionin për Buxhet dhe Transfere në Kuvend, programin e shpenzimeve të planifikuara. Në fund të çdo tremujori, RTK-ja do të dorëzojë në Kuvend raportin për shpenzimet e bëra. Mjetet sipas këtij paragrafi alokohen dhe transferohen nga Thesari në llogarinë të përcaktuar nga RTK-ja në bankë komerciale, sipas vendimit të Komisionit për Buxhet, Punë dhe Transfere” – thuhet në projektligjin e sapo publikuar./KosovaPost/