Kuvendi i Kosovës do të mblidhet sot dhe njëra ndër pikat që është në rend dite dhe pritet të ketë debat të nxehtë ndërmjet pozitës e opozitës është shqyrtimi i parë i Projektligjit për ndryshimin dhe plotësimin e ligjeve që përcaktojnë shumën e beneficionit në lartësi të pagës minimale, procedurat e caktimit të pagës minimale dhe shkallët tatimore në të ardhurat personale vjetore.
Sipas propozimit të Qeverisë, paga minale do të jetë 264 euro bruto, e 250 neto. E nga Lëvizja Vetëvendosje presin që ky propozim të kundërshtohet nga opozita.
Ndërsa është deputeti i Vetëvendosjes Armend Muja, ai që parashef se sot me rastin e shqyrtimit të ligjit për pagat do të ketë lundërshtime nga opozita.
Siç shkruan ai PDK-ja do të kundërshtojë rritjen e pagës minmale me arsyetimin se s’është e lidhurme beneficionet e veteranëve.
Tutje shkruan në Facebook Muja, se AAK-ja thotë se do ta kundërshtojë me arsyetimin që paga minale s’është 400 euro.
Postimi i plotë:
Paga Minimale: nesër në Kuvend votohet për Ligjin e Rritjes së Pagës Minimale. Në bazë të propozimit të Qeverisë Kurti, paga minimale dyfishohet nga kryesisht 130 euro në 264 euro. Paga minimale nuk është rritur që nga viti 2011. Përfituesit kryesor të rritjes së pagës minimale janë rreth 120,000 punëtorë të sektorit privat, apo 32% të punëtorëve të regjistruar në Administratë Tatimore. Pra, 35,000 djem e vajza që punojnë në tregti me shumicë e pakicë, 18,000 punëtorë të industrisë përpunuese, 14,000 në gastronomi, 12,000 punetorë të sigurimit fizik dhe 10,000 punëtorë të sektorit të ndërtimtarisë. Ky ngërrç tejkalohet pas një dekade të kundërshtimit PDK-LDK-AAK dhe biznesit të madh.
Unë parashoh kundërshtime nga opozita PDK-LDK-AAK me arsyetime të ndryshme, por realja është kjo – mungesa e guximit politik dhe varshmëria e tyre ndaj biznesit të madh. PDK do të kundërshtoj rritjen minimale me arsyetimin se kinse nuk është e lidhur me beneficionet e veteranëve – kjo nuk qëndon sepse ishte PDK-LDK që e shkoqitën lidhjen pagë minimale-beneficion i veteranëve në një seancë të datës 30.12.2016. Arsyet më reale të kundërshtimit të PDK shfaqen në mbledhjen e Qeverisë Haradinaj të datës 18.04.2019 përmes Ministrave Hamza, Beqaj dhe Hoxhaj – pagën minimale e përcakton vet sektori privat. Nga AAK që në seancën e Kuvendit të datës 17.04.2019 kishte premtuar pagë minimale 239 euro por nuk e kishin realizuar asnjëherë, pres që përmës Besnik Tahirit të vajtoj se pse paga minimale nuk është 400 euro.