Në Gjykatën Speciale ka vazhduar gjykimi i Salih Mustafës nën dyshimet për krime lufte dhe kundër njerëzimit.
Në seancën e sotme është duke dëshmuar dëshmitari i parë i mbrojtur i Speciales, i cili i është përgjigjur pyetjeve të Prokurorit të Specializuar.
Dëshmitari është pyetur nga Prokurori për njësitin “Skifterat” dhe nëse ka dijeni për ta, për të cilët dëshmitari ka thënë se ka dëgjuar më vonë por jo gjatë kohës sa pretendon se është mbajtur në Zllash.
Transkripti i pyetjeve të Prokurorit dhe përgjigjeve nga dëshmitari i mbrojtur:
Prokurori: Dje na the se ke parë një person që kishte shenja djegie në trup dhe i kishte durët e lidhura. Pyetja ime është kjo: Përveç këtij personi të lidhur dhe teje, a ka pasur persona të tjerë si ju?
Dëshmitari: Jo
Prokurori: Mendohu pak për momentin që e përshkrove dje, e kam fjalën për momentin që deklarove se i akuzuari më ka rrahur. Dje ke thënë se pas përfundimit të rrahjes, dy persona u urdhëruan të më dërgonin përsëri në dhomë. E mban mend këtë që e ke thënë dje? , transmeton lajmi.net
Dëshmitari: Kam thënë se dy persona më kanë marrë pas rrahjes dhe më kanë dërguar përsëri në dhomë
Prokurori: Pasi që ke thënë se nuk i njihje, unë po të pyes a e di kush i urdhëroi këta persona
Dëshmitari: Ai që më ka rrahur
rokurori: Do të them një fjalë dhe të kërkoj ndjesë se si do ta shqiptoj në gjuhën shqipe. Fjala “skifterat”, çfarë do të thotë për ju?
Dëshmitari: Nuk e di
Prokurori: A ka ndonjë lidhje fjala “skifter” me të akuzuarin?
Dëshmitari: Ata që kanë qenë aty kanë qenë “skifterat”
Prokurori: Por ti personalisht çfarë ke ditur për skifterat?
Dëshmitari: Në atë kohë nuk e kam ditur, por më vonë e kam kuptuar kush janë
Prokurori: Deklarove se “ata aty kanë qenë skifterat”, për kë e kë fjalën?
Dëshmitari: Thash se nuk e kam ditur kush janë “skifterat”, më vonë e kam kuptuar
Prokurori: Ti the se ata ishin “skifterat”, a e ke fjalën për personat në Zllashë që të kanë mbajtur ty?
Dëshmitari: Po
Prokurori: Këta “skifterat”, a ishin ndonjë njësit?
Dëshmitari: Nuk e di çka kanë qenë
Prokurori: Tani do të tregoj një fotografi. Sekretare të lutem tregoja edhe publikut këtë fotografi. Tregojani edhe dëshmitarit këtë fotografi. (I shfaqet fotografia dëshmitarit). Çfarë ju kujton kjo fotografi