Pas helmimit të mbi 1,500 qytetarëve të komunës së Deçanit, Prokuroria Themelore në Pejë njofton se së bashku AKI-në dhe Policinë kanë bërë identifikimin e dy personave të nacionalitetit serb, të cilët janë parë duke lëvizur në drejtim të Manastirit të Deçanit, përcjell KosovaPost.
Siç njofton prokuroria, të njëjtit do të verifikohet nëse kanë lidhshmëri eventuale me situatën e krijuar ditëve të fundit në komunën e Deçanit.
Njoftimi i plotë i Prokurorisë:
Prokuroria Themelore në Pejë, njofton opinionin publik se, lidhur me situatën e krijuar ditëve të fundit në komunën e Deçanit, pasi janë pranuar informata se para disa ditësh janë parë duke lëvizur në drejtim të Manastirit të Deçanit, dy persona të nacionalitetit serb, menjëherë janë ndërmarrë veprime me autorizimin e Kryeprokurorit të Prokurorisë Themelore të Pejës në koordinim me Agjencinë e Kosovës për Inteligjencë (AKI) dhe Drejtorinë Rajonale të Policisë së Kosovës në Pejë, ashtu që është bërë identifikimi i personave që shihen në ato fotografi dhe do të verifikohet nëse kanë lidhshmëri eventuale me situatën e krijuar ditëve të fundit në komunën e Deçanit.