Prokuroria e Specializuar në Hagë nuk është pajtuar me një listë krimesh të kryera nga Serbia në Kosovë, krime të cilat, botërisht janë njohur nga bota demokratike.
Të gjitha ekipet mbrojtëse të krerëve të UÇK-së, bashkarisht kanë dërguar një listë prej 135 fakteve të ndërlidhura me krimet e kryera nga forcat serbe, gjatë luftës së viteve 1998/1999, përcjell KosovaNews.
Kjo listë përfshin edhe detaje nga masakrat që kanë tronditur edhe botën perëndimore, e mbi të cilat është vendosur edhe ndërhyrja e NATO-s kundër Serbisë, atë kohë pushtetit të Sllobodan Millosheviqit.
Në këtë listë të parashtruar të mbrojtjes janë përmendur Masakra ndaj familjes Jashari në Prekaz, Masakra e Reçakut, Masakra në Çikatovë të Vjetër dhe Masakra e Mejës.