Kosovapost.net
  • LAJME
    • Të gjitha
    • KOMUNË
    • KOSOVË
    • RAJON
    • SOCIALE
    • Zgjedhjet2021
    Vetëm katër raste të dhunës në 24 orët e fundit

    10 raste të dhunës në familje në 24 orë, në të gjitha rastet viktima gratë

    Publikohet raporti i fundit i rasteve me COVID-19

    7,837 raste aktive me coronavirus në Kosovë

    Parandalohet kontrabanda e mbi 3.5 tonëve pije joalkoolike, Dogana jep detaje

    Parandalohet kontrabanda e mbi 3.5 tonëve pije joalkoolike, Dogana jep detaje

    “Tirana a jeni gati?” Pak ditë para “Sunny Hill”, Dua Lipa vjen me mesazhin entuziazmues

    “Tirana a jeni gati?” Pak ditë para “Sunny Hill”, Dua Lipa vjen me mesazhin entuziazmues

    Nisin hetimet ndaj Sami Kurteshit për sulm

    Vdes një person në Gjilan, u godit nga një lis derisa po ngarkonte dru në traktor

    Moti në Kosovë për pesë ditët e ardhshme

    Mot i ndryshueshëm, temperaturat deri 29 gradë

    ​Kurti takoi studentët e mbështetur financiarisht nga MASHTI për studime jashtë vendi

    ​Kurti takoi studentët e mbështetur financiarisht nga MASHTI për studime jashtë vendi

    ​Ministria e Mbrojtjes ka një njoftim për kandidatët për rekrutë në FSK

    Mehaj: Ushtria e Kosovës është e gatshme ta mbrojë çdo cep të territorit

    Ia dhashë shkelmin Sheshelit se ishte budalla: Këngëtarja serbe tregon pse e u nda me fashistin serb

    Ia dhashë shkelmin Sheshelit se ishte budalla: Këngëtarja serbe tregon pse e u nda me fashistin serb

  • BOTË
  • SHËNDETËSI
  • EKONOMI
  • OP / ED
  • KULTURË
    • Të gjitha
    • Art dhe letërsi
    • Fotografia e ditës
    • Kalendari Historik
    • Kuriozitete
    Xhubleta shqiptare drejt UNESCO

    Xhubleta shqiptare drejt UNESCO

    Liria e praktikimit të fesë në institucionet publike

    Liria e praktikimit të fesë në institucionet publike

    Britania do i kthejë Nigerisë artefaktet e grabitur në shekullin 19

    Britania do i kthejë Nigerisë artefaktet e grabitur në shekullin 19

    Ilirët, 300 vjet në krye të Romës: Kush ishin perandorët ilirë që drejtuan botën

    Ilirët, 300 vjet në krye të Romës: Kush ishin perandorët ilirë që drejtuan botën

    Ag Apolloni në Debrecen po e shkruan një përrallë për të rritur

    Ag Apolloni në Debrecen po e shkruan një përrallë për të rritur

    Ora e artë e t shitet mbi 1.3 milionë euro në ankand

    Ora e artë e t shitet mbi 1.3 milionë euro në ankand

    Dua Lipa pozon në Prishtinë pak orë para nisjes së “Sunny Hill” (Foto)

    Dua Lipa pozon në Prishtinë pak orë para nisjes së “Sunny Hill” (Foto)

    Dua Lipa flet sërish për Kosovën: Njerëzit nuk duan të largohen nga vendi i tyre përveç kur është e nevojshme

    Dua Lipa arrin në Prishtinë

    Kanti dhe Hegeli

    Kanti dhe Hegeli

    Për tri ditë në QKUK u lindën 45 foshnje, 23 vajza e 22 djem

    Përse bebet qeshin në gjumë?

    Policia kap në flagrancë mitrovicasin duke mbjellur “Kanabis Sativa”

    Hiqen të gjitha barrikadat, policia kontrollon kufijtë

    Iluminizmi 2.0: Kemi nevojë për një epokë tjetër të arsyes, për të shpëtuar qytetërimin tonë

    Iluminizmi 2.0: Kemi nevojë për një epokë tjetër të arsyes, për të shpëtuar qytetërimin tonë

  • SPORT
  • TEMA E DITËS
  • VIDEO
  • AUTO/TECH
Ska rezultate
Shiko të gjitha rezultatet

Fillimi Lajme KOSOVË

Prokuroria kërkon dënimin e mësuesit të akuzuar për ndërhyrje në notat e djalit të tij dhe nxënësve tjerë

22 Qershor, 2022 18:24
në KOSOVË, Lajme
Prokuroria kërkon dënimin e mësuesit të akuzuar për ndërhyrje në notat e djalit të tij dhe nxënësve tjerë
Share on FacebookShare on Twitter

Në fjalën përfundimtare në seancën e së mërkurës në Gjykatën Themelore në Prishtinë, prokurori Shkëlzen Ibrahimi ka kërkuar që i akuzuari Fehmi Ramaj të shpallet fajtor dhe të dënohet sipas ligjit.

Ramaj akuzohet se si mësues i nivelit të ulët shkollor, në Shkolla Fillore dhe të Mesme të Ulët “Shote Galica”, në fshatin Tërdec të Drenasit, ka ndërhyrë në ditarë, ku në lëndën e biologjisë ka përmirësuar notat e 11 nxënësve, përfshirë edhe djalit të tij, raporton “Betimi për Drejtësi”.

Lidhur me këtë, prokuroria e ngarkon atë me veprën penale të keqpërdorimit të pozitës zyrtare dhe falsifikimit të dokumentit zyrtar. Për këtë të parën Ramaj është dënuar me 1 mijë e 500 euro gjobëpasi e kishte pranuar fajësinë, kurse për veprën e dytë Gjykata Themelore në Prishtinë ka veçuar procedurën, pasi ai ishte deklaruar i pafajshëm.

Lexo Edhe:

10 raste të dhunës në familje në 24 orë, në të gjitha rastet viktima gratë

Kina sërish kërcënon sigurinë e Tajvanit: Do përdorim forcën nëse ribashkimi nuk arrihet në mënyrë paqësore

7,837 raste aktive me coronavirus në Kosovë

Në fjalën e tij përfundimtare prokurori Ibrahimi, deklaroi se mbetet në tërësi pranë dispozitivit të dytë të aktakuzës kundër të akuzuarit Ramaj në drejtim të veprës penale “Falsifikim i dokumentit zyrtar” nga neni 342 paragrafi 1 të KPRK-së në bashkim real me veprën penale keqpërdorim i pozitës apo autoritetit zyrtar pika e parë e kësaj akuze.

Sipas tij, me dëgjimin e dëshmitarëve dhe administrimin e provave materiale është vërtetuar në tërësi teza e aktakuzës që i akuzuari Ramaj ka kryer edhe veprën e dytë të cekur si dispozitiv të aktakuzës, e që ky cilësim sipas prokurorit gjen mbështetje edhe në praktikën gjyqësore, në shkencën e të drejtës penale dhe komentarë të ndryshëm.

Se i akuzuari ka kryer veprat penale që i vihen në barrë, sipas prokurorit Ibrahimi një gjë e tillë është konstatuar edhe sipas aktvendimit të Gjykatës së Apelit, të cilin vendim e citoji prokurori.

Në anën tjetër, mbrojtësi i të akuzuarit Ramaj avokati Ramë Dreshaj, fjalën e tij përfundimtare e ka dorëzuar me shkrim e po ashtu i njëjti ka cituar aktvendimin e Apelit me rastin e aprovimit të ankesës së tij ndaj aktvendimit për hudhje të aktakuzës që sipas tij thuhej se “nuk mund të bëhet fjalë për dy vepra penale për të njëjtin veprim”.

Paraprakisht, prokurori Ibrahimi ka bërë ri cilësimin e dispozitivit të aktakuzës sa i përket veprës penale nga paragrafi 2 i akuzës pasi që sipas tij i pandehuri më herët është gjykuar për veprën penale nga dispozitivi i parë.

E këtë ricilësim e ka kundërshtuar avokati Dreshaj i cili tha se nga përvoja e tij deri më tani për herë të parë ka para vetës një ricilësim të veprës penale ku i lidh dy veprat penale me bashkim real.

“Gjithçka duron shkenca penale por diçka të tillë nuk duron në cilësimin e veprës penale” tha tutje avokati Dreshaj.

Po ashtu, në këtë seancë është dëgjuar dëshmitarja Besarta Jetullahu njëherit arsimtare në shkollën “Shote Galica” e cila ka deklaruar se ka pasur ndërhyrje në nota tek 11 nxënës të kësaj shkolle përfshirë këtu edhe djalin e të akuzuarit.

E njëjta ka thënë se si kujdestare e klasës lidhur me këtë e kishte njoftuar edhe drejtorin e shkollës.

Ndryshe, në këtë seancë është bërë edhe administrimi i provave materiale dhe i akuzuari Ramaj shfrytëzoi të drejtën e tij që të mbrohet në heshtje.

Shpallja e aktgjykimi për këtë çështje penale do të bëhet më 23 qershor të këtij viti.

Ndryshe, Gjykata Themelore në Prishtinë me aktvendimin e datës 13 korrik 2021, kishte hudhur poshtë akuzën ashtu që kishte pushuar procedurën penale ndaj të akuzuarit Ramaj për shkak të veprës penale “Falsifikim i dokumentit zyrtar”.

Mirëpo, kundër këtij vendimi ankesë kishte parashtruar Prokuroria Themelore në Prishtinë të cilën e kishte aprovuar Gjykata e Apelit duke ndryshuar aktvendimin e Themelores dhe çështja ishte kthyer për gjykim në shkallë të parë.

Ndryshe, Fehmi Ramaj ishte shpallur fajtor nga Gjykata Themelore në Prishtinë më 9 mars 2020, pasi kishte pranuar fajësinë në seancën fillestare të 4 majit. Ai ishte dënuar me nëntë muaj burgim për dy veprat penale.

Mirëpo, kundër këtij aktgjykimi kishte bërë ankesë mbrojtësi i të akuzuarit Rama, avokati Dreshaj, pas së cilës Gjykata e Apelit çështjen e kishte kthyer në rigjykim, me arsyetimin se nuk janë respektuar dispozitat procedurale për pranimin me fajësisë.

Sipas aktakuzës së përpiluar më 27 dhjetor 2019, Fehmi Ramaj akuzohet se më 30 maj 2014, rreth orës 16:00, në Shkollën Fillore të Mesme e Ulët “Shote Galica”, në fshatin Tërdec të Drenasit, duke shfrytëzuar detyrën zyrtare, në cilësinë e personit zyrtar-mësues i nivelit të ulët shkollor, kujdestar i klasës së katërt, ka keqpërdorë detyrën e tij zyrtare.

Në aktakuzë thuhet se këtë e ka bërë me qëllim që të përfitojnë dobi të tjerët, ashtu që ka tejkaluar kompetencat e tij, duke ndërhyrë në ditarin e klasës IX/1, ku sipas dëshirës së tij kishte përmirësuar notat ekzistuese të gjysmë vjetorit të dytë të vitit shkollor 2013/14, në lëndën e Biologjisë, pa dijeninë e arsimit të lëndës.

Në aktakuzë thuhet se i akuzuari kishte ndërhyrë në notat e 11 nxënësve, duke përfshirë edhe djalin e tij, e duke i përmirësuar notat e tyre, me çka ka ngritur notën mesatare të tyre për të gjitha lëndët mësimore e kishte përmirësuar edhe sukseset e tyre të përgjithshme.

Me këtë, akuzohet se ka kryer veprën penale “keqpërdorim i pozitës apo autoritetit zyrtar”.

Ndërkaq sipas dispozitivit të dytë të aktakuzës, ai akuzohet se ka keqpërdorur detyrën e tij zyrtare duke shënuar të dhëna të rreme në dokumentin zyrtar, ashtu që pasi kishte marrë ditarin e klasës së IX, në lëndën e biologjisë i kishte notuar 11 nxënës të kësaj klase me nota sipas dëshirës së tij, pa dijeni të arsimtarit të lëndës, tani dëshmitarit Hysen Halilaj.

Me këtë, Ramaj akuzohet se ka kryer veprën penale “falsifikimi i dokumentit zyrtar” në bashkim real me veprën nga pika 1 e dispozitivit të aktakuzës.

ShpërndajeTweet
AlbanianBosnianEnglishGermanTurkish

Lajmet e fundit

Vetëm katër raste të dhunës në 24 orët e fundit

10 raste të dhunës në familje në 24 orë, në të gjitha rastet viktima gratë

10 Gusht, 2022
Kina sërish kërcënon sigurinë e Tajvanit: Do përdorim forcën nëse ribashkimi nuk arrihet në mënyrë paqësore

Kina sërish kërcënon sigurinë e Tajvanit: Do përdorim forcën nëse ribashkimi nuk arrihet në mënyrë paqësore

10 Gusht, 2022
Publikohet raporti i fundit i rasteve me COVID-19

7,837 raste aktive me coronavirus në Kosovë

10 Gusht, 2022
Parandalohet kontrabanda e mbi 3.5 tonëve pije joalkoolike, Dogana jep detaje

Parandalohet kontrabanda e mbi 3.5 tonëve pije joalkoolike, Dogana jep detaje

10 Gusht, 2022
“Tirana a jeni gati?” Pak ditë para “Sunny Hill”, Dua Lipa vjen me mesazhin entuziazmues

“Tirana a jeni gati?” Pak ditë para “Sunny Hill”, Dua Lipa vjen me mesazhin entuziazmues

10 Gusht, 2022

Tjera nga rubrika

Liria e praktikimit të fesë në institucionet publike

Liria e praktikimit të fesë në institucionet publike

08:43

Gjashtëdhjetë për qind e tokës në BE dhe MB është “duke vuajtur” nga thatësira

Gjashtëdhjetë për qind e tokës në BE dhe MB është “duke vuajtur” nga thatësira

23:48

Pushuesit ‘heronj’ i shpëtojnë jetën vajzës nga Kosova

Pushuesit ‘heronj’ i shpëtojnë jetën vajzës nga Kosova

20:05

Mediat britanike shkruajnë për vajzën që u vra me skaf në Himarë

Mediat britanike shkruajnë për vajzën që u vra me skaf në Himarë

17:08

Finlanda dhe Estonia i bëjnë thirrje BE-së që të ndalojë vizat turistike për rusët

Finlanda dhe Estonia i bëjnë thirrje BE-së që të ndalojë vizat turistike për rusët

16:57

IMPRESUM

Kosova Post është Agjenci e Lajmeve me seli në Prishtinë. Është themeluar në vitin 2016, duke pasur për mision informimin e drejtë e të paanshëm.

Për rrjedhojë, prej vitesh, Kosova Post, është shndërruar në një dritare të besueshme, nëpërmjet së cilës informohen qytetarët.

Zhvillimet politike në vend, rajon e botë, janë në fokusin kryesor të agjencisë. Por nuk anashkalohen as fushat e tjera si: kultura, ekonomia, sporti, shëndetësia, shkenca, teknologjia informative etj.

Emancipimi i masës, nëpërmjet ngritjes së vetëdijes, sipas politikave redaksionale, arrihet vetëm duke mos i konsideruar lexuesit dhe ndjekësit e agjencisë, si masë klikuesish. Kjo ka qenë dhe ka mbetur premisa themelore e politikave të redaksisë.

© Copyright

© Shkrimet e publikuara në këtë platformë, janë prodhime të Kosova Post (ose të mediumeve me të cilat bashkëpunon).

Kushtet e përdorimit të artikujve të publikuar në uebin e agjencisë, si dhe faqet zyrtare në rrjetet sociale, mund të diskutohen me palët e interesuara.

(Për më shumë shihni rubrikën e kontaktit)

Kontakti

kosovapost.net

[email protected]

[email protected]

+ 383 49 890 321

Adresa:

Kosovë/ Prishtinë
Rruga: Garibaldi;
‘Hotel Grand’;
Kati II
Zyra nr. 13

© 2021 KosovaPost.net - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Ska rezultate
Shiko të gjitha rezultatet
  • LAJME
  • BOTË
  • SHËNDETËSI
  • EKONOMI
  • OP / ED
  • KULTURË
  • SPORT
  • TEMA E DITËS
  • VIDEO
  • AUTO/TECH

© 2021 KosovaPost.net - Të gjitha të drejtat e rezervuara.