Prokuroria e Posaçme e Malit të Zi mori në pyetje Bllazho Gjukanoviçin, djalin e presidentit Millo Gjukanoviç pasi emri i tij doli në skandalin e dokumenteve Letrat e Pandorës, një rrjedhje masive dokumentesh që zbuloi se dhjetëra udhëheqës të mëparshëm dhe të tanishëm botërorë, plus qindra të tjerë kanë përdorur kompani jashtë vendeve të tyre, për të fshehur pasurinë.
Gjukanoviç, deklaroi më herët se ka themeluar kompaninë “Victoria Trust” në një kohë kur nuk ka qenë zyrtar, por se nuk ka pasur transaksione biznesi apo llogari bankare të hapura.