Prokuroria e Shtetit ka bërë të ditur se ka ngritur 50 aktakuza brenda 24 orëve të fundit.
Aktakuzat janë ngritur kundër 61 personave të dyshuar për vepra të ndryshme penale.
Po ashtu, me urdhër të Prokurorit të Shtetit janë ndaluar për 48 orë, 15 persona të dyshuar si dhe janë bërë 10 kërkesa për caktimin e paraburgimit për 11 persona të dyshuar për vepra të ndryshme penale.
Më së shumti aktakuza janë ngritur nga Prokuroria Themelore në Prizren, e cila brenda 24 orëve ka ngritur 17 aktakuza kundër 17 personave.