Drejtori i Klinikës së Radiologjisë, Bujar Gjikolli, përmes një shkrese që e ka publikuar në llogarinë e tij në Faceook, ka thënë se Prokurori i Shteti ka vendosur që t’i pushojë hetimet ndaj tij.
Sipas Gjikollit, prokurori i shtetit pas hetimeve intensive gjashtëmujore të Policisë ka dalë me këtë konstatim se nuk ka gjetur asnjë keqpërdorim.
Postimi i plotë i Gjikollit në Facebook:
Të nderuar miq,
Pas inicimit të procedurave hetimore në Departamentin e krimeve të rënda nga ana e kolegëve dhe dashakeqëve në Klinikën e radiologjisë, i njejti organ dhe prokurori i shtetit pas hetimeve intenzive 6 mujore të policisë ka dalur me këtë konstatim të cilin po e postoj, se nuk ka gjetur asnjë Cent keqperdorime.
Falenderoj inicuesit të këtyre hetimeve të cilët vërtetuan edhe me shkrim se nuk i përkas rangut të tyre.
Me nderime,