Edhe pse jeton në Mitrovicën veriore, nën juridiksionin e Republikës së Kosovës, gazetari serb Ivan Maksimoviq më 21 qershor është njoftuar se Prokuroria publike e Beogradit ka ngritur aktakuzë ndaj tij.

Aktakuzë kjo e ngritur pas publikimit të shkrimit “A ekziston për Vuçiqin zgjidhje tjetër përveç fishekut”, për të cilin kishin raportuar mediat serbe. Ku pas shikimit të tekstit, prokurori për krim të teknologjisë kishte vlerësuar se fjalia kontestuese “ofron mjaft dyshim të bazuar për vepër penale të rrezikimit të sigurisë, imponon obligimin nëse ekziston ndonjë qëllim serioz”.

KosovaPress ka siguruar thirrjen që Maksimoviq ka marrë nga Prokuroria Publike e Beogradit, në të cilën thuhet se aktakuza është ngritur “për të dhënë një deklaratë në procedurë paraprake, për shkak të dyshimit të bazuar” se ai ka kryer veprën penale të rrezikimit të sigurisë.

Kjo çështje përveç trajtimit politik, në vete ngërthen edhe disa paqartësi juridike, duke mos qenë e qartë se mbi çfarë baza ligjore shteti serb ka ngritur këtë aktakuzë. Kjo nuk është hera e parë që juridiksioni i Serbisë paraqet problem për Kosovën, duke kujtuar edhe fletëarrestet të cilat ende figurojnë në bazën e të dhënave të INTEPROL-it. Serbia ka arritur që ta mbajë peng të këtyre aktakuzave edhe kryeministrin aktual të Kosovës, Ramush Haradinajn, i cili në janar të vitit të kaluar ishte arrestuar nga policia franceze.

Related Posts

You may also like

Erdogan priti në takim vajzat e Malcolm X

I ndodhur në Nju-Jork të Shteteve të Bashkuara