Prokuroria: Shkumbin Mehmeti ka kushtëzuar dhënien e dëshmive me ulje të dënimit

Prokuroria: Shkumbin Mehmeti ka kushtëzuar dhënien e dëshmive me ulje të dënimit

Prokuroria njofton opinionin se me kohë ka ndërmarrë veprime konkrete lidhur me deklarimet e të dënuarit Shkumbin Mehmetit për vrasjet e pasluftës.

Prokuroria gjithashtu njofton se pas kërkesës së Mehmetit për të dhënë dëshmi lidhur me këto raste, ka autorizuar policinë që ta marrë në pyetje, mirëpo i njëjti policisë ia ka kushtëzuar dëshminë, duke kërkuar që Prokuroria, paraprakisht të ndikojë në prishjen e aktgjykimit të plotfuqishëm, me të cilin është dënuar me burg prej 30 vjetësh.

“Meqenëse, ai ka pasur kontakte me hetues policor, përmes tyre, është informuar se Prokuroria nuk mund të prish aktgjykimin e plotfuqishëm, por, nëse është i gatshëm të dëshmojë, si Prokurori, në kuadër të autorizimeve, do ta përkrahnim kërkesën e tij për zbutje të jashtëzakonshme të dënimit, nëse dëshmia e tij do të ndihmonte në zbulimin dhe ndjekjen e vrasjeve”, njofton Prokuroria.

Tutje theksohet se M=më vonë më 29.11.2016, Prokuroria Speciale e Republikës së Kosovës, ka pranuar një letër të tij, ku thuhet se dëshiron të takohet me prokurorët, për të dhënë informata në lidhje me vrasje. Më datë 27.01.2017, i njëjti është sjellë, i shoqëruar nga policia, në PSRK. Është inkurajuar për dhënien e dëshmisë, për rastet që ka në dijeni. I njëjti ka deklaruar se për disa nga këto raste ka dhënë dëshmi para prokurorëve të EULEX-it, dhe prapë ka për të dhënë dëshmi para prokurorit të EULEX-it, me datë 31.01.2017. Megjithatë, ai ka specifikuar se është duke bashkëpunuar me prokurorin e EULEX-it të PSRK-së, vetëm dhe ekskluzivisht në lidhje me rastin e quajtur ‘Olympia”, lidhur me vrasjen e dy oficerëve të UNMIK-ut, si dhe vrasjen në tentativë të dy oficerëve të tjerë, përkatësisht për rastin që ka ndodhur në Podujevë, më 23 mars 2004.

Para dhënies së dëshmisë, i njëjti ka kërkuar garancion që prokuroria ta kthejë në rigjykim, çështjen për të cilën ishte dënuar me aktgjykim të plotfuqishëm, të cilin kusht, prokuroria nuk ka mundur ta premtojë, sepse është në kundërshtim me dispozitat e Kodit të Procedurës Penale të Republikës së Kosovës.

“Meqenëse i njëjti kishte dhënë më parë një deklaratë para prokurorëve të EULEX-it dhe ai kishte ende për të dhënë një deklaratë më 31.01.2017 për të ashtuquajturin rast “Olympia”, shqyrtimi i tij u ndërpre. Sqarojmë opinionin publik se Prokuroria me kohë ka filluar hetimet për vrasjet e pasluftës. Po ashtu, edhe prokurorët ndërkombëtarë të EULEX-it janë duke zhvilluar hetimet në këtë drejtim, deri në transferimin e këtyre rasteve tek prokurorët vendorë”, thuhet në fund të komunikatës së Prokurorisë./kp/

You may also like

Viti 2018 – Viti i Skënderbeut. Të vjetrit apo të riut?

Shkruan: Arianit Sllamniku Duke e pasur parasyshë që