Propagandon studentja serbe: A e dini sa e vështirë është të studiosh me zërin e sirenave dhe në frikë se forcat speciale ROSU do t’i ndërprejnë studimet tona, përcjell Kosova Post.
Propaganda serbe për gjendjen në veri nuk ka të ndalur. Qyqarllëku ka arritur deri në masën sa një studente serbe në protestën e sotme të thirrur nga Lista Serbe doli në skenë duke propaganduar se po shkojnë në universitet me frikë se njësitet ROSU do ndërprejnë studimet e tyre, shkruan “Mitropol”.
Ky fjalim i përshtatet propagandës së egër serbe të udhëhequr nga Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq i cili gjatë tërë kohës përdorë retorikë viktimizuese para ndërkombëtarëve gjoja se serbët në veri po persekutohen nga institucionet kosovare.
Madje, studentja e ekzaltuar serbe shkon edhe më tutje duke shpifur se ROSU po i targeton ata çdo ditë.
Mes tjerash ajo thotë se gjersa kolegët e tyre rreth botës mendojnë për karrierën e tyre, këta këtu detyrohen të mendojnë për të drejtat elementare njerëzore.
Tutje studentja lëshohet edhe në deklarata politike duke e quajtur Kosovën shtet të vetdeklaruar.
Fjalimi u mbajt në gjuhën angleze./Mitropol/