Anëtari serb në Presidencën e Bosnje -Hercegovinës (BiH), Milorad Dodik, deklaroi sot se është e nevojshme që ai shtet të “ndahet” në tre shtete të pavarura dhe pas kësaj tha ai do të ketë paqe në këtë rajon, transmeton Kosova Post.
“Bosnje dhe Hercegovina ka treguar se nuk mund të funksionojë. Ne nuk mund të jetojmë së bashku, ne duhet të ndahemi dhe të gjejmë një mënyrë për të ekzistuar si subjekte të veçanta. Zgjidhja e vetme është ndarja në tre shtete të pavarura “, tha Dodik për TV Prva.
Dodik vlerësoi se do të kishte një “nivel më të lartë të paqes” nëse do të kishte tre shtete të pavarura në territorin e BiH, duke vënë në dukje se nuk do të kishte konflikte të armatosura në atë zonë, “përveç nëse NATO nuk bën ndonjë ndërhyrje”.
Sipas Dodik, “qëndrimi i Serbisë se ajo mbështet Marrëveshjen e Dejtonit është i qartë”, por “Vuçiq ka thënë vazhdimisht se ai është kundër çdo imponimi të ligjit, dhe kjo ndodhi”.
Dodik deklaroi se, kur shkon në Sarajevë, ai sigurohet nga policia e RS -së, si dhe se “Christian Schmidt, rrejshëm prezantohet si Përfaqësuesi i Lartë në BiH”.
Duke komentuar deklaratën e tij se nuk ka ndryshime kufitare në Ballkan, Dodik pyeti se çfarë ka të bëjë Schmidt me të, duke shtuar se do të bëhet.
Dodik, tha do të “njofton” sot presidentin serb Aleksandar Vuçiq me “detajet” e ngjarjeve që pasuan pasi Përfaqësuesi i Lartë në BiH, Valentin Inzko, “vendosi” një ligj që mohon gjenocidin në Srebrenicë/Kosova Post.