Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka falënderuar presidentin kroat Zoran Milanoviq, për propozimin e tij që Kosovës t’i jepet statusi i vendit kandidat për anëtarësim në Bashkimin Evropian.
“Faleminderit President Milanoviq për propozimin tuaj për t’i dhënë statusin e vendit kandidat. Kroacia mbetet një kampion i përkushtuar për anëtarësimin tonë në BE”, ka shkruar Osmani në Twiter.
Tutje ka shkruar Osmani se Kosova është e gatshme të punojë me institucionet e BE-së në zbatimin e reformave.
“Ne jemi të gatshëm të punojmë me të gjitha vendet anëtare dhe institucionet e BE-së për të përshpejtuar zbatimin e reformave në rrugën tonë të anëtarësimit”, ka shkruar Osmani.
Presidenti kroat, Zoran Milanoviq ka mbështetur kandidaturën e Ukrainës për në Bashkimin Evropian, por propozoi edhe statusin e kandidatit për Bosnje-Hercegovinën dhe Kosovën si dhe fillimin e negociatave me Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut.
Milanoviq deklaroi se duhet bërë gjithçka për të parandaluar përhapjen e krizës në Ballkanin Perëndimor dhe të shmanget çdo kërcënim i mundshëm jo vetëm për vendet tona fqinje, por edhe për Republikën e Kroacisë.
Ndryshe, Milanoviq ditë më parë kishte pohuar se Beogradi është dobët për ta sulmuar Kosovën, mbi të gjitha “Me çka do ta sulmojë? Me armë prej ujit”.
Thank you President Milanović for your proposal to grant 🇽🇰 the candidate country status.
🇭🇷 remains a committed champion for our membership in the🇪🇺.
We are ready to work with all EU member states & institutions to expedite the implementation of reforms on our accession path. https://t.co/0kN6RHFgZo
— Vjosa Osmani (@VjosaOsmaniPRKS) March 2, 2022