Forca të mëdha policore nuk kanë lejuar djathtistët serbë t’i afrohen Ambasadës së Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Beograd, të cilët provuan të organizojë protestë në përkrahje të serbëve në Kosovë.
Sipas vlerësimeve të mediave rreth 40-50 veta ishin mbledhur për të protestuar.
amerikane, deri të selia e Televizionit “Pink”, të cilën po e akuzojnë se po akuzojnë se po raporton në interes të partisë në pushtet Partisë Progresive Serbe (SNS) të Vuçiqit, njofton REL, përcjell Telegrafi
Protestuesit e grumbulluar janë ndalë edhe pranë Ambasadës së Shqipërisë, duke brohoritur parullën “Kosova është zemra e Serbisë”. Ndërsa, policëve të rreshtuar përreth ambasadës u kanë thënë “shkoni në Kosovë”.
Përveç këngëve nacionaliste për Kosovën, ata kanë përdorur fjalë fyese për shqiptarët dhe presidentin serb Aleksandar Vuçiq.
Damjan Knezheviq, udhëheqësi i të ashtuquajturës “patrullat popullore”, në fjalimin e tij pranë objektit të TV “Pink”, ka ftuar serbët e Kosovës t’i bojkotojnë zgjedhjet lokale, duke porositur se të grumbulluarit aty “qëndrojnë pranë popullit [serb] në Kosovë”.
Protestuesit kanë mbajtur flamurin me mbishkrimin “Nuk ka dorëzim” me hartën e Kosovës.
Forca të mëdha policore kanë rrethuar lagjen e Beogradit, ku janë selitë e shumë ambasadave.