Përfaqësuesi i Shoqatës së Transportit Rrugor Ruzhdi Kurtishaj, ka njoftuar se protesta vazhdon edhe të hënën, shkruan Kosova Post.
Në një konferencë për media ai tha se ky marsh do të vazhdojë përsëri afër me 300-400 autobusë para Qeverisë së Kosovës.
Tutje ai shtoi se kjo protestë do të vazhdojë deri në realizimin e kërkesës së tyre.
“Vonesa kundër ksaj kërkese është humbje kohe për qeverinë dhe dëmtim për interesat e qytetarëve”, tha ai duke iu drejtuar publikishit kryeministrit Avdullah Hoti.