Me qëllim solidarizimi me popullin palestinezë, në Qendrën e kryeqytetit në të njejtën kohë u zhvilluan dy protesta. Organizatorët e protestës së parë u distancuan nga disa grupe pjesmarrëse që ju bashkuan protestës dhe u zhvendosën në një cep tjetër të sheshit. Grupi I dytë I protestuesve ngritën flamuj të shumë etnive duke bërë thirrje islamike – “Tekbir, Allahu ekber” në mbështetje të Palestinës nga bombardimet e Izraelit.
Madje ndeshja mes këtyre grupacioneve bëri që të ndërhyjnë forcat policore.
Xhejlan Veliu, organizatore e qendrës sociale “Dunja”
“Distancohemi nga personat që mbajnë simbole nacionale dhe etnike.”
Protestuesit bënë thirrje për ndalim të okupimit të Gazës dhe debimit të të detyruar të popullit palestinez.
Zoran Vasilevski, organizatës “Ide të zëshme”
“Stop për okupimin e Gazës, stop për bombardimet dhe stop për dëbimin e detyruar, në shekullin 21 nuk ka vend territore të pastërta etnike. Idetë e mëdha për shtete të mëdha të pastra etnikisht duhet të mbeten në të kaluarën. Pas Beogradit, Prishtinës, Sarajevës dhe Ljublanës edhe këtu në Shkup e ngrisim zërin në mbrojtje të popujve të shtypur ”.
Sipas protetsuesit Furkan Idrizi, Izraeli është agresori që është duke e prishur ekuilibron njerëzor në botë dhe ngjarjet e viteve të fundit në Palestinë, janë dëshmi që bota e shekullit 21 është jo reale dhe që shtyp popujt që kërkojnë të drejtat e tyre.
Furkan idrizi, protestues
“Ngjarjet e viteve të fundit në Palestinë, është dëshmia më e fuqishme se bota e shekullit të 21 është joreale dhe e përbetuar i shtyp vazhdimisht popujt që kërkojnë barazi dhe të drejtat e tyre njerëzore. Njerëzimi është si një njeri i vetëm dhe një individ i vetëm është banor i botës dhe përfaqësues i njerëzimit. Prandaj, të vrasësh një njeri, është sikur të kesh vrasësh njerëzimin, dhe të shpëtosh një njeri, është sikur të shpëtosh njerëzimin”.
Doktor Man Mahmallad, palestinezi që prej 35 vitesh jeton në Maqedoni, deklaroi se ajo çfarë po ndodh në Palestinë, është për keqardhje dhe i bëri thirrje gjithë liderëve botëror, që të ndërmarrin hapa konkret në mbrojtje të popullit palestinez, pasi siç thotë, këtë nuk e kanë bërë asnjëherë.
Doktor Man Mahmallad, protestues
“Duhet e gjithë bota atë ta dijë se çfarë po ndodh në Jerusalem. Domethënë populli Palestinez që nga viti 1947 mundohet nga ky problem. Nga viti 1947 asnjë as Kombet e Bashkuara as organizatat për të drejtat e njeriut, nuk e mbrojnë popullin palestinez, sot populli palestinez I mbrojnë shtëpitë e veta. ”
Nga 10 maji kanë nisur sulmet e Izraelit ndaj Palestinës. Deri tani kanë mbetur të vrarë rreth 200 civil dhe mijëra të tjerë janë plagosur.