Nesër nga ora 10:00 – 12:00, do të organizohet protestë nga kompanitë transportuese në Shtime.
“Protesta do të organizohet në rrugën transitore Shtime-Carralevë duke bllokuar rrugën me mjete transportuese për dy orë si masë e shprehjes së pakënaqësisë për dëmtimin dhe mosmirëmbajtjen e rrugës transitore, e cila frekuentohet detyrimisht çdo ditë nga mjetet transportuese”, thuhet në njoftim.