Dhjetëra protestues serbë kanë filluar që të mblidhen para objektit komunal në Leposaviq.
Siç raporton gazetarja e Tëvë1, Fetije Kamberi numri i tyre në këto orë është më i madhe se zakonisht.
Tutje, ajo ka thënë se paqeruajtësit e KFOR-it ka ngritur tela gjemborë duke rritur sigurinë.
Po, ashtu në Zveçan kanë filluar që të mbledhin protestuesit serbë dhe siç raportohet numri i tyre është i madhe.
Ndryshe, përfaqësues të Listës Serbe kanë thënë se do t’i vazhdojnë protestat derisa të përmbushen kërkesat e tyre, përkatësisht të tërhiqen edhe kryetarët shqiptarë të komunave, edhe njësitet speciale të Policisë së Kosovës nga veriu i Kosovës – i banuar me shumicë serbe.