Sava Janjic, Iguimeni i Manastirit të Deçanit, ka dhënë detaje nga liturgjia e cila është mbajtur sot në Kishën Ortodokse, që ndodhet brenda kampusit të UP-së, shkruan Kosova Post.
“Për herë të parë pas 1998. vitesh në tempullin e Shpëtimit të Krishtit në qendër të Prishtinës, u shërbye liturgji” – ka shkruar Janjic, duke pranuar se në opinionin publik, kanë filluar të qarkullojnë zëra për ndërrimin e rolit të kësaj kishe.
“Kisha në qendër të Prishtinës është ndërtuar në vitet 90 si tempulli i kryeqytetit, dhe projektuar nga arkitekti Spasoje Krunic. Pas përfundimit të konfliktit të vitit 1999, kisha u minua, por nuk pati dëme të mëdha. Forcat britanike të KFOR-it më pas morën përsipër sigurinë e objektit” – ka shtuar Janjic.
Kisha në fjalë, është ndërtuar në kohën e masave të dhunshme, kur represioni ndaj shqiptarëve të Kosovës, kishte marr përmasa dramatike./KosovaPost/