Kosova dhe Serbia mbesin njëra ndër temat e cila nuk po arrin të gjej zgjidhje.
Mosarritja e një marrëveshje për njohje reciproke i ka jep hapësirë shtetit të Serbisë që të vazhdojnë provokimet e tyre për shtetin e Kosovës.
Edhe pse është nënshkruar marrëveshja në Uashington nga të dy palët më 4 shtatorë, kjo marrëveshje nuk po respektohet.
Kjo për arsye se në këtë marrëveshje të nënshkruar, shtetit të Serbisë i ndalohet lobimi për mosnjohjen e shtetit të Kosovës apo tërheqjen e njohjeve, mirëpo që provokimet dhe lobimet nuk u ndaluan edhe pas kësaj marrëveshje.
Së fundmi ishte drejtori i të ashtuquajturës zyrë për Kosovën në Qeverinë e Serbisë, Petar Petkoviq, i cili e quajti kreun e VV-së, Albin Kurtin qytetarë të Serbisë.
“Kushtetuta e Republikës së Serbisë e njeh faktin e padiskutueshëm juridik ndërkombëtar se Kosova është pjesë e Serbisë, dhe të vetmit që janë ftuar të merren me përmbajtjen e aktit tonë më të lartë konstituiv janë qytetarët e Serbisë”, tha Petkoviq.
Ai u shpreh që pasi për Kushtetutën e Serbisë kanë të drejtë të flasin qytetarët e Serbisë atëherë edhe Kurti e posedon këtë të drejtë.
“Albin Kurti, si qytetar i Serbisë, ka autoritetin të flasë për këtë, por vetëm si person privat, sepse mendimi i tij vlen sa një votë e tij, dhe përmbajtja e Kushtetutës sonë sigurisht që nuk do të bëhet objekt i çdo bisedimi nën kujdesin e huaj”, tha Petkoviq.
Kujtojmë që propaganda e shtetit të Serbisë për mosnjohje dhe tërheqje të njohjeve të shteteve po vazhdon të jetë prezente mirëpo që nuk kemi tërheqje ende të njohjeve për të cilat po lobon shteti I Serbisë.
Ndërsa njohësit e çështjeve politike për “Bota sot”, u shprehën që këto deklarata nuk janë aspak befasi mirëpo që nuk duhet Kosova të bie pre e këtyre provokimeve, e sidomos tash kur jemi në prag të zgjedhjeve.
Mehmeti: Qëllimi i deklaratës së Petkoviqit ishte të destabilizonte vendin
Njohësi i çështjeve politike, Faton Mehmeti në një prononcim u shpreh që nuk është befasi një deklaratë e tillë nga shteti i Serbisë.
ImageFaton MehmetiFOTO GALERI
Ai shton që qëllimi i tij ishte të destabizlionte vendin në prag të zgjedhjeve por që rëndësi duhet të ketë që pavarësisht se kush është Kurti apo liderë tjetër pala e Kosovës të mos bie pre e provokimeve.
“Deklaratë raciste e Petkoviqit, nuk është befasi që vjen me këto deklarata. Qëllimi i tij është që të destabilizoj vendin tonë në prag të zgjedhjeve, mirëpo është mirë që pala shqiptare të flet me një zë karshi Serbisë dhe provokimeve të tyre. Nuk është në pyetje a është Albini apo dikush tjetër, mirëpo me rëndësi që mos të bie pre e këtyre deklaratave antishqiptare”, u shpreh Mehmeti.
Analisti tutje e quan nacionalist serb Petkoviqin duke iu drejtuar mbetje e Millosheviçit, e që me deklaratat e tilla po mundohet të provokojë Kosovën mirëpo që shteti ynë nuk duhet të bie pre e tyre.
“Deklarata të tilla kanë si qëllim destabilizimin e vendit, me Kosovën që është një e vërtetë mu përballë syve të Serbisë, Kosova është monument përballë Serbisë, e cila s’po arrin dot të sheh të vërtetën, mirëpo vazhdon me iluzionet e saja. Petkoviqi është nacionalist serb, mbetje e Millosheviçit, njeriu që është infirtuar nga Beogradi për të bërë deklarata të tilla. Kosova nuk guxon të bie në këto provokime, duhet të tregohet gjakftohtë”, u shpreh Mehmeti.
Islami: Petkoviq po mundohet të luhat votuesit të cilët janë në përkrahje të liderit të VV-sëNjohësi i çështjeve politike, Islam Krasniqi gjithashtu për “Bota sot” u shpreh që politikanët e shtetit të Serbisë këto deklarata i lëshojnë të pa matura dhe vetëm që në këtë kohë zgjedhje të luhatin votuesit e kreut të VV-së.
“Shteti Serb dhe politikanët atje lëshojnë deklarata të pa matura të cilat i bëjnë për të zënë rubrika nëpër mediume të ndryshme, por që për në ato deklarata kanë rezultate zero, gjithashtu akoma shteti Serb e kanë në kushtetutën e tyre republikën e Kosovës si pjesë e Serbisë. Petkoviq po mundohet të luhat votuesit të cilët janë në përkrahje të liderit të VV-së i cili është lideri i vetëm i pa korruptuar dhe i cili mund të jetë shumë i pa përshtatshëm për dialogun”, tha Krasniqi.
Tutje, Krasniqi potencon që kjo deklaratë vjen sepse nëse në krye të dialogut kalon Kurti atëherë shteti i Serbisë do ta ketë më të vështirë dialogun me Kosovën.