Një shenjë rrugore në Luginë të Preshevës, shkrimi “Preshevë” është fshirë, kurse ka mbetur vetëm fjala në gjuhën serbe “Preševo”.
Kryetari i Këshillit Kombëtar Shqiptar, Nevzad Lutfiu, ka reaguar lidhur me këtë rast.
Ai ka thënë se është njoftuar nga qytetar për këtë tabelë, ku shihet se mbishkrimi i shenjës së komunikacionit në gjuhën shqipe është fshirë. Për këtë, Lutfiu ka thënë se ka njoftuar organet kompetente dhe më premtuan se do ta përmirësojnë shumë shpejtë.