Partia Social Demokrate (PSD), e udhëhequr nga Dardan Molliqaj, ka ndërmarr sot një aksion në oborrin e presidencës, shkruan Kosova Post.
Aktivistët e këtij subjekti kanë shpalosur një flamur me llogo të UÇK-së.
Kështu, flamuri me këtë llogo, u bashkohet edhe atyre të BE-së, Kosovës, dhe i Dardanisë.
Ky veprim i PSD-së vjen si reaksion pas një postimi të Presidentes së Republikës së Kosovës znj. Vjosa Osmani, i cili bënte fjalë për luftën e Koshares, e në të cilin nuk përmendet UÇK-ja./KosovaPost/