Partia Socialdemokrate e Kosovës sot përpara ministrisë së shëndetësisë ka vendosur duke e dënuar me “gjobë” ministrin në detyrë të Shëndetësisë, Armend Zemaj, për mosrespektim të masave anti -Covid, gjatë tubimeve të partive politike, shkruan Kosova Post.
Aktivisti i kësaj partie Frashër Krasniqi, ka thënë se është e pakuptimtë që si ministri Zemaj shkelë rregullat dhe ligjin që ai dhe kryeministri Hoti vetë i kanë miratuar.
Ai ka kërkuar që të gjithë qytetarëve tu falen gjobat e shqiptuara gjatë pandemisë.
“Sot vendosëm në mënyrë simbolike me dënuar ministrinë Zemaj, për mosrespektim të masave. Bëjmë thirrje publike që të falen të gjithë qytetarët që janë dënuar gjatë pandemisë. Njerëzit e pasur kanë përfituar nga pandemia, janë dënuar vetëm qytetarët e varfër”, tha ai.