Partia Socialdemokrate e Kosovës, ka mbajtur një aksion simbolik para Kuvendit të Kosovës, duke thënë se Presidenca është shndërruar në nëndegë të Lëvizjes Vetëvendosje, shkruan Kosova Post.
Anëtari i kësaj partie, Nol Nushi, tha se Albin Kurti tashmë ka kthyer edhe Presidencën si degë të partisë së VV-së, ndërsa kryetare e kësaj “nëndege” sipas tij është Vjosa Osmani.
“Osmani është numri dy në listën e VV-së për zgjedhjet e 14 shkurtit dhe ka shpallur kandidaturën për postin e presidentes”, tha ai.