Partia Socialdemokrate ka mbajtur sot një konferencë për media ku ka njoftuar se kanë ngritur një peticion rreth faljes së gjobave ndaj qytetarëve që janë shqiptuar gjatë pandemisë, shkruan Kosova Post.
Anëtari i Kryesisë, Dren Kukaj, tha se kanë përgatitur një projektligj, ku përfshin periudhën prej 15 mars deri në 15 maj për faljen e gjobave.
“Tema për të cilën ju kemi ftuar ka të bëjë me masat e pandemisë që janë shqiptuar nga Qeveria”, tha Kukaj.
Ai tutje shtoi se Qeveria e Shqipërisë i ka falur gjobat e qytetarëve dhe dëshirojmë që të marim këtë shembull qe edhe ne kosove te respektohet ky ligj
“Ne i bëjmë thirrje qytetarëve që t’i përgjigjen pozitivisht këtij peticoni, gjithashtu ditëve në vijim do të jemi në secilën komunë të Kosovës” , shtoi tutje ai.