Partia Socialdemokrate do të mbajë protestë kundër shtrenjtimit të energjisë elektrike më datën më 29 janar, duke filluar nga ora 14:00.
Kryetari i kësaj partie, Dardan Molliqaj në një konferencë për media ka ftuar qytetarët t’i bashkohen kësaj proteste, teksa ka bërë të ditur se nga nesër fillon puna organizative dhe bisedimet edhe me partitë e mëdha opozitare në Kuvend.
“E kemi një qeveri të shndërruar në funksion dhe zëdhënës të KEDS dhe financues të humbjeve të saj me paratë tona. Bëjmë ftesë publike të gjithë atyre që janë kundër këtij vendimi që më 29 janar, në orën 14:00, në sheshin “Zahir Pajaziti”, të shprehim pakënaqësitë tona. Atë ditë përfundon konsultimi publik dhe është para vendimit të ZRRE-së më 1 shkurt”, tha Molliqaj.