PSD ua dërgon ftesën partive politike për tryezën e së hënës, përjashton Listën serbe

PSD ua dërgon ftesën partive politike për tryezën e së hënës, përjashton Listën serbe

Partia Socialdemokrate (PSD) të hënën do të mbajë tryezën e radhës me partitë politike me temë “Dialogu me Serbinë: Fuqizimi i Republikës Parlamentare”, ndërsa lidhur me këtë u ka dërguar ftesën të gjithave partive parlamentare, me përjashtim të Listës serbe.

Lajmin e bëri të ditur në një prononcim për Telegrafin, zëdhënësi i Partisë Social Demokrate (PSD), Shkodran Hoti.

Sipas Hotit, kjo është bërë për arsye të qëndrimeve të Listës Serbe karshi Kosovës dhe koordinimit të vazhdueshëm me qeverinë e Beogradit.

“Ftesat për tryezën janë dërguar dje dhe do të mbahet ditën e hënë në orën 11:00, në ambientet e Kuvendit të Kosovës. Ua kemi dërguar ftesat të gjitha partive politike me përjashtim të Listës Serbe, për arsye të qëndrimeve të saj në lidhje me Kosovën dhe koordinimit të vazhdueshëm me qeverinë e Beogradit”, ka thënë Hoti.

You may also like

MPJ: Autoritetet e Beogradit po funksionojnë sipas mentalitetit Millosheviqian

 Autoritetet e Beogradit po funksionojnë sipas mentalitetit Millosheviqian