Askush nuk mund ta detyrojë Beogradin që të heqë dorë nga dialogu, sepse ne nuk po zhvillojmë një dialog për hir të dialogut, por për të siguruar paqe dhe siguri të qëndrueshme në Kosovë, tha drejtori i Zyrës për Kosovë, Petar Petkoviq, transmeton Kosova Post.
Siç raporton Kosova online, duke iu referuar Alo, Petkoviq kujtoi se Beogradi ka qenë në gjendje të largohet nga negociatat shumë herë deri më tani, gjë që do të ishte e lehtë, mbase do të merrte duartrokitje nga populli, por diçka e tillë do të ishte kulmi i papërgjegjësi
“Albin Kurti mund të përpiqet të provokojë, nga ana tjetër, ai ka një negociator të fortë, Aleksandar Vuçiqin, interesat e përgjithshëm të të cilit janë mbi të gjitha. Kjo është arsyeja pse asnjë shfaqje politike e Kurtit nuk do të kalojë, dhe sa më shpejt që ai ta kuptojë atë, aq më mirë për të, “vlerësoi Petkoviq./Kosova Post/