Shkruan: Qerim Ondozi
Rahovecianët kanë qindra arsye pse duhet të dalin edhe njëherë pranë kutive të votimit dhe t’i japin fund një qeverisjeje banditeske të inatit e cila i ka lënë ata në njërën prej komunave më të pazhvilluara në Kosovë, në njërën prej komunave me papunësinë më të madhe, me shpopullim brenda e jashtë vendit, e me perspektivën distopike për zhvillim dhe një të ardhme më të mirë.
Qeverisja kapadaish që e ka thelluar hendekun fshat-qytet duhet të ndëshkohet me një votë unifikuese KUNDËR.
Rahovecianët të djelen duhet të votojnë KUNDËR pushtetit të keq, KUNDËR ndarjes, KUNDËR shpërfilljes, KUNDËR kapadaillëkut, KUNDËR vlerave të rreme, KUNDËR korrupsionit dhe KUNDËR nepotizmit.
Visar Korenica është njëqind herë më I mirë se Smajl Latifi!
Është e vërtetë. Visari nuk i ka për qejf goditjet nën brez, nuk e ka për qejf nepotizmin, nuk e ka për qejf ndarjen fshat-qytet e për fat të keq këto truqe të ulëta e të poshtra po mobilizojnë elektorat i cili bjen pre e matrapazëve makiavelistë që nuk zgjedhin mjete për të ardhur në pushtet.
Visar Korenica është kandidat fer dhe dëshiron që me programin e vet t’I bindë qytetarët se ndryshimi është i domosdoshëm – por jo me çdo çmim. Me çdo çmim e ka kundërkandidatin i cili e ka katandisur komunën dhe e ka bërë Rahovecin gërmadhë prej qyteti dhe vend për të të ardhë keq.
Për një gjë jam i sigurtë. Visari do të jetë zëri i çdo fshati dhe i qytetit të Rahovecit, pa dallime, sepse karakteri dhe personaliteti i Visarit është ta respektojë secilin – të madh e të vogël.
Visarin e njoh personalisht, dhe me bindje të plotë them se Rahoveci nuk ka pasur ndonjëherë kandidat më të mirë për kryetar.
Qytetin ku kam lindë e dua me zemër, dhe prandaj i uroj një kryetar si Visari.
Të djelen bashkohuni të gjithë KUNDËR së keqes!
Votoni!