Pse duhet të hani hudhër në mëngjes

Pse duhet të hani hudhër në mëngjes

Hudhra është luftuesja më e madhe e sëmundjeve të ndryshme, dhe ngrënia e saj në një stomak të zbrazët mund të bëjë shumë mrekulli të cilat ndoshta as nuk i keni imagjinuar. Të hani një hudhër në mëngjes para se të hani diçka tjetër, është sikur të konsumoni kundërhelmin para helmit, që do të thotë se helmi më pas nuk ka efekt.

Për të shpjeguar këtë metaforë, do të thotë se ju e përgatitni stomakun për helmet dhe bakteret që do t’i merrni gjatë ditës përmes ushqimeve të ndryshme. Për shkak se hudhra është një antibiotik dhe një antioksidant, i cili e mbron stomakun tuaj nga infeksioni dhe sëmundjet.

Kështu, kjo është ajo çfarë hudhra mund të bëjë për ju nëse e konsumoni në stomak të zbrazur:

Rregullon shtypjen e gjakut

Kjo është mënyra më e mirë për ta mbajtur nën kontroll shtypjen e gjakut. Hudhra ka aftësinë që të ulë shtypjen e lartë të gjakut, pa pasur nevojë që të merrni ilaçe të tjera, transmeton Gazeta Express.

Lufton inflamacionin

Inflamacioni, pa marrë parasysh se i cilit lloj është, mund të parandalohet dhe të shërohet nga hudhra. Pacientët me artrit mund të përfitojnë nga kjo bimë. Duke ngrënë hudhër në stomak të zbrazur jo vetëm që do t’ju ndihmojë që të luftoni simptomat e artritit, por gjithashtu të lehtësojë dhimbjen.

Po, nëse hani hudhër në stomak të zbrazur, infeksionet do të largohen. Të gjitha llojet e infeksioneve bakteriale mund të mbahen larg nga kjo bimë e mrekullueshme.

Forcon sistemin tuaj imun

Kjo është ndoshta gjëja më e mirë që kjo bimë mund ta bëjë për ju – të forcojë sistemin imun. Të kesh një sistem të dobët imun është diçka e zakonshme këto ditë. Gripi, ftohja e shpeshtë dhe alergjitë janë shpesh rezultat i sistemit të dobët imunitar. Hudhra ka potencialin që të forcojë sistemin imun!

Edhe mushkëritë do t’ju falënderohen…

Hudhra mund të jetë shumë e mirë edhe për mushkëritë. Parandalimi dhe trajtimi i problemeve të frymëmarrjes është diçka që hudhra e bën. Ajo mund të parandalojë pneumoninë, sëmundjet e bronkitit, kollën, bronkitin kronik dhe më shumë.

Madje, hudhra mund të trajtojë edhe simptomat e astmës dhe tuberkulozit.

You may also like

Myftiu frikacak i ‘ofrohet’ kusive më të qelbura mediatike

Shkruan: Fadil Pushkolli Myftiu i Kosovës në intervistën