Vitet e fundit, pothuajse çdo javë shkruajmë lajme për personazhe të famshëm, të cilët përjetojnë ankth dhe depresion. Së fundmi ka folur Kendall Jenner, e cila ka rrëfyer vuajtjen e saj nga ankthi
Shpeshherë çuditemi dhe pyesim: ‘Si mundet dikush që bën një jetë kaq të përsosur, pa probleme, që është kaq i dëshiruar nga njerëzit, të përjetojë ankth apo të mendojë vetëvrasjen?!’
Por kur jetesa dhe reputacioni varen shumë nga performanca, mijëra fansa presin për ju në çdo sekondë, kur mungon maksimalisht jeta private, është normale që ndjenja e ankthit të kthehet në problematike, pra edhe nëse jeni një nga njerëzit më të njohur dhe më të dëshirueshëm në planet.
Ish-anëtari i One Direction, Zayn Malik, para disa kohësh anuloi një koncert në Dubai gjatë fundjavës, duke përmendur “ankthin e tij ekstrem” për të performuar.
Camila Cabello e Fifth Harmony u largua nga skena më herët gjatë koncertit të grupit amerikan në St Louis, duke thënë se kishte shumë ankth.
Sulmet e panikut bënë që Selena Gomez të njoftojë se po bënte një pushim në karrierë për shkak të depresionit dhe ankthit, ndërsa Bruce Springsteen ka shkruar në autobiografinë e tij se depresioni e la atë të dërrmuar.
Pra, a kanë arritur nivelet më të larta të ankthit, apo thjesht janë të famshmit më të gatshëm të jenë të hapur për këtë temë, sesa mund të jemi ne?
Tom Chaplin tha për BBC: “Shpresoj që më shumë njerëz të jenë në gjendje të flasin për këtë.”