Kryetari i Komunës së Hanit të Elezit, Rufki Suma, ka thënë që nuk do të jetë kurrë pjesë e asnjë partie politike.
Suma në Edicionin Special në Klan Kosova, ka thënë që qytetarët kërkojnë që ai të vazhdojë të udhëheqë me komunën.
“Qytetarët kërkojnë që unë të vazhdoj të udhëheqi me Hanin e Elezit. Po të pyetesha unë, në vullnetit tim mandati i dytë ka qenë i tepërt. Në dy mandatet e para, kemi pas oferta. Tash, pasi shumica e partive politike e ka parë që unë nuk inkuadrohem në asnjë parti politike, nuk bëjnë kërkesa siç kanë bërë më herët”.
“Jam takuar gati me të gjithë dhe e kam shprehur qëndrimin tim që s’do të jem pjesë e asnjë partie politike. Nëse do të mbetem në politike do të mbes veç i pavarur sepse qytetarët të besojnë më tepër”.
“Kam vendosur që derisa të jem në politikë, të punoj gjithmonë si pavarur”, u shpreh Suma.