Duke iu përgjigjur pyetjes së gazetarëve për nismën Ballkani i Hapur dhe ndikimin që ka në rrjedhën e dialogut midis Kosovës dhe Serbisë, Presidenti Aleksandër Vuçiq, tha se nuk do të heqë dorë nga kjo nismë, transmeton Kosova Post.
“Ne kishim biseda gjithëpërfshirëse me Berger. Sigurisht, ne kemi qëndrime të ndryshme kur është në pyetje Kosova dhe Serbia. Nuk do të doja të komentoja arsyet, më duket se ato janë të qarta për të gjithë, por ne nuk do të heqim dorë nga liria e lëvizjes së njerëzve, liria e lëvizjes së mallrave, shërbimeve dhe kapitalit. Këto janë vlera të rëndësishme që kontribuojnë në zhvillimin e secilit prej vendeve tona, dhe unë mendoj se ne kemi nënshkruar marrëveshje të mira. Nëse është e nevojshme të ndihmojmë Maqedoninë Veriore të shuajë zjarrin, ne jemi gati të ndihmojmë. Është e rëndësishme ajo që mendojnë disa në Perëndim, por është me rëndësi ajo që mendojmë dhe bëjmë ne. Veçanërisht është e rëndësishme që ne të punojmë për të mirën dhe mirëqenien e qytetarëve tanë”, tha Vuçiq, shkruan tvpink, transmeton Kosova Post.