Pse të gjithë duan të blejnë një S-400 rus?

Pse të gjithë duan të blejnë një S-400 rus?

Manovrat ushtarake ruse “Vostok-2018” në Siberinë lindore muajin e kaluar, shënuan ushtrimet më të mëdha në më shumë se 30 vjet, ku u përfshin rreth 300.000 ushtarë rusë, kinezë dhe mongolianë. Më shumë se stërvitje, manovart ishin një mundësi për Rusinë që të ekspozonte arsenalin e saj ushtarak, burimin e dytë më të madh të të ardhurave pas naftës për Rusinë.

Në “Vostok-2018”, Rusia prezantoi sistemin e raketave S-400, një nga sistemet më të avancuara, një version i zgjeruar i sistemit S-300, i cili kohët e fundit është dërguar në Siri.

Për shkak të karakteristikave të saj, disa vende, përfshirë Kinën, Arabinë Saudite, Turqinë, Indinë dhe Katarin, janë deklaruar të gatshëm për të blerë S-400. Dhe pothuajse çdo qeveri që ka njoftuar planet për të blerë këtë sistem, i është nënshtruar një lloj hakmarrjeje diplomatike nga SHBA.

Arsyeja për këtë qëndrim, sipas disa ekspertëve, është se jo vetëm për shkak se S-400 është një avancuar teknologjikisht, por edhe për shkak se ajo paraqet një rrezik për aleancat afatgjata.

“S-400 është ndër sistemet më të avancuara të mbrojtjes ajrore në dispozicion, në të njëjtin nivel me më të mirë se Perëndimi mund të ofrojë”, tha Siemon Wezeman, një hulumtues i lartë në Institutin Ndërkombëtar të Kërkimeve për Paqe.

“Radarët e tij dhe sensorë të tjerë, mbulojnë një zonë të madhe me një largësi prej të paktën 600 kilometrash dhe me raketa që kanë një saktësi deri në 400 kilometra, të cilat mund të mbërrijnë deri në objektiva sekrete”, tha Wezeman.

Përparësi të tjera janë lëvizshmëria e madhe e tyre pavarësisht rrethanave, ku mund të zhvendosen në pak minuta.

Turqia, një anëtare e NATO-s, është një nga klientët potencialë më të shquar të sistemit S-400. Presidenti Erdogan tha në gusht se Ankaraja do të përpiqet për të blerë sistemin S-400 sa më shpejt të jetë e mundur.

Por, interesi i Turqisë për sistemin raketor rus i frikësoi aleatët e saj të Perëndimit për arsye teknike dhe politike.

“Në terma teknologjike, S-400 me siguri do të jetë një hap përpara (në Turqi), por jo domosdoshmërisht në interesin më të mirë të NATO-s që e ka këtë sistem të integruar në arkitekturën e saj të përgjithshëm”, tha Kevin Brand, një analist ushtarak që punon për Këshillin e Marrëdhënieve me Jashtë.

NATO mbështetet shumë në disa sisteme që punojnë së bashku në një rrjet më të madh. “Shtimi i sistemit S-400 mund të komplikojë skenën”, tha ai. “Por potencialisht, më e dëmshme është rreziku që Rusia ka synime të këqija”, tha Brand.

Për Indinë, Arabinë Saudite dhe Katarin, të cilat nuk janë pjesë e një aleance të tilla si NATO, blerja e sistemeve S-400 mund të ketë pasoja diplomatike dhe ekonomike me Shtetet e Bashkuara, transmeton tesheshi.

Në vitin 2017, SHBA kaluan ligjin CAAT-s, në përgjigje të ndërhyrjes së pretenduar ruse në zgjedhjet presidenciale në vitin 2016 dhe përfshirjen ushtarake në Ukrainë dhe Siri. CAAT-s i lejon Shtetet e Bashkuara të veprojnë kundër individëve, kompanive apo shteteve që “ngacmojnë sigurinë ndërkombëtare”. Ky ligj përfshin me ndëshkime dhe ato vende që blejnë S-400.