PSG nuk po arrin dot të zhbllokojë problemin e sulmit. Edhe pse ka shpenzuar miliardat, sërish golat i vijnë nga prapa.
Ndaj Metz, parizienët siguruan fitoren vetëm në minutën e fundit.
Hakimi ishte ‘heroi’ i sfidës me dy golat e vetëm. Pavarësisht këtyre problemeve, PSG ka vendosur dominimin në Ligue 1 me 21 pikë, 7 më shumë se Marseja e vendit të dytë.